BpB me Mobile banking
Prishtinë, 10 qershor - Banka Private për Biznes të enjten ka bërë lansimin e produktit më të ri të quajtur Mobile Banking, përmes së cilit të gjithë klientët e kësaj banke nga sot e tutje do të mund të kenë qasje në llogaritë e tyre përmes telefonit mobil.
Risitë e këtij produkti kanë të bëjnë me verifikimin e bilancit në llogari, transferet brenda BPB-së dhe ato ndër bankare, kursi aktual dhe historia e transaksioneve, janë vetëm disa nga mundësitë që klientët e BPB-së do të mund të bëjnë përmes telefonit mobil, me lansimin e produktit të ri Mobile Banking. Drejtori gjeneral i BPB-së Vullnet Latifi
ka thënë se Mobile Banking do ti mundësojë klientëve qasje në llogaritë bankare kudo që ata gjenden përmes telefonit mobil, pa pasur nevojë që të shkojnë në bankë.
Ky është produkti bankar më i avancuar në Kosovë, ka sigurinë maksimale më të cilën garantohet qasje në llogaritë bankare, vetëm për personat të cilët i kanë parametrat e sigurisë të dhëna nga banka, ka pohuar ai. Latifi ka premtuar se gjatë muajit korrik, do të lëshohet në përdorim edhe BPB VISA, kredit kartelë kjo e cila do të jetë funksionale në tërë botën.