Bota po përballet me deficitin e verës
New York, 1 nëntor - Bota po përballet me deficitin e verës, dhe kërkesa për këtë pije tashmë është më e madhe sesa oferta, paralajmëron korporata amerikane Morgan Stanley.
Gjatë vitit të kaluar kërkesa për furnizim nga verë e tejkaloi me 300 milionë kuti ofertën, çka përbën treguesin më të lartë në 40 vite monitorim, flitet në studimin e kryer nga korporata.
Prodhimi i verës në vitin 2012 gjithashtu ra në nivelin më të ulët në 40 vjet. Në mbarë botën ka pak më shumë se 1 milion prodhues të verës.