22 Dhjetor 2024

Borxhi grek, bie vlera e aksioneve në tregjet ndërkombëtare

Tokio, 29 prill - Tregu i aksioneve në Japoni pasoi rënie në bursën e Nju Jork-ut me pothuajse 3 %. Australia dhe Koreja e Jugut hapen tregjet me 2 % rënie.

Çmimet e aksioneve filluan të bien pasi një agjenci e madhe ndërkombëtare që vlerëson besueshmërinë e klientelës, Standard & Poor\'s, e renditi borxhin grek ne nivelin më të ulët që njihet si ‘Junk’ që ka kuptimin mbetje ose pa vlerë.

Në Greqi protestuesit i bënë thirrje qeverisë që të mos paguaj borxhet e saj, në mënyrë që të jenë bankat e huaja ato që të paguajnë çmimin për krizën në vend, dhe jo taksapaguesit grek.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka thirrur një samit të liderëve të eurozonës në muajin maj për të diskutuar krizën e borxheve në Greqi, e cila po minon valutën e përbashkët.

Presidenti i BE-së, Herman Van Rompej, tha se negociatat për borxhet e Greqisë janë në zhvillim e sipër, dhe as që mund të bëhet fjalë për rindërtimin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)