21 Prill 2025

Bodet & Horst GmbH nga Gjermania interesohet për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 11 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim, Gerd Herman Horst, udhëheqës i kompanisë së tekstilit “Bodet & Horst GmbH nga Gjermania i cili shfaqi interesim për të investuar në Kosovë.

Ministrja Bajrami e njoftoi investitorin gjerman me ambientin e të bërit biznes në Kosovë si dhe me shërbimet profesionale për investitorët që ofrohen nga institucionet e vendit tonë qoftë para, gjatë apo pas procesit të investimeve. 

Z. Horst gjatë prezantimit të kompanisë së tij, u shpreh i gatshëm të investoj në Kosovë, në fushën e tekstilit. Ai ndër të tjera kërkoi nga institucionet e vendit që të propozojnë një lokacion të përshtatshëm për këtë lloj të industrisë, e cila përfshinë një hapsirë prej 10.000 m2  si dhe informata shtesë në lidhje me resurset humane që ofron Kosova në këtë drejtim.

Ministrja Bajrami theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes për Stabilizim Asociim me BE-në favorizon shumë investimet e huaja, po ashtu edhe ndryshimet e fundit në politikat fiskale dhe stimujt tjerë iu mundësojnë investitorëve që makineritë prodhuese por edhe eksporti i mallrave nga Kosova për në BE të bëhet pa ndonjë ngarkesë doganore.

Po ashtu, ministrja Bajrami njoftoi edhe me mundësitë që ofrojnë zonat ekonomike dhe parqet industriale nëpër komunat e Kosovës, si dhe u zotua se Qeveria do të punojë me përkushtim që ta bëjë sa më të lehtë procesin e investimeve të huaja në vendin tonë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)