Bllokohet pompa pasi nafta shitej në kundërshtim me parametrat e lejuar
Prishtinë, 16 gusht - Policia e Republikës së Kosovës përmes raportit policor ka bërë të ditur se pas hetimeve të vazhdueshme policore dhe inspektimit nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është konstatuar se në rajonin e Lipjanit në një pompë të derivateve nafta e cila shitet aty është në kundërshtim me parametrat e lejuar të shitjes, andaj janë bllokuar pikat e shitjes se naftës.
I dyshuari është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka ndërruar derivatet me qellim qe mostrat e radhës të dalin në rregull, me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.