10 Janar 2025

Blerjet në Eurozonë shënojnë rënie rekord

Londër, 4 dhjetor - Firma britanike e studimit të tregut "Markit" publikoi të dhënat mbi gjendjen e tregut në Eurozonë.

Sipas këtyre të dhënave, në muajin nëntor Treguesi kompleks i Menaxherëve të Blerjes (PMI) në Eurozonë ka rënë në 51.1, duke shënuar vlerën më të ulët gjatë 16 muajve të fundit.

Një rënie e tillë ka shtuar shqetësimet e tregut mbi perspektivën e ekonomisë së Eurozonës.

Ekonomisti i lartë i \"Markit\"-it Chris Williamson theksoi që PMI-ja ka rënë në nivelin më të ulët që prej mesit të vitit të kaluar, që do të thotë se rritja ekonomike e Eurozonës në tremujorin e 4-t mund të jetë vetëm 0.1 %.

\"\"Po presim mëkëmbjen e kërkesës në treg, përndryshe ekonomia e Eurozonës do të përballet me recesion.\"

\"Përveç kësaj, të dhënat tregojnë se përkeqësimi i ekonomisë po përhapet në vendet kryesore të BE-së, prej të cilave Franca ende ka më shumë rrezik potencial,\" u shpreh Williamson.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)