23 Dhjetor 2024

Biznesmen turq të interesuar për tregun e Kosovës

Prishtinë, 1 prill - Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari-Lila, priti sot në zyrën e saj, Kryetarin e Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Ahmet Mithat Milli.

Në këtë takim u diskutua për avancimin e urave lidhëse në mes të Kosovës dhe Turqisë, me ç’rast Ministrja u shpreh se shoqëria kosovare ofron shumë mundësi për bashkëpunim ekonomik në mes të dy shteteve, për shkak edhe të ngjashmërive kulturore që karakterizojnë dy popujt tanë.

Gjatë bisedës u përmend synimi i Kosovës për të pasur një sukses të ngjashëm ekonomik me atë të Turqisë dhe për të shfrytëzuar praktikat më të mira të bizneseve turke në zhvillimin e eksporteve të Kosovës.

Ahmet Mithat Milli, shprehu gatishmërinë që të organizojë konferenca me tematika të ndryshme në mënyrë që të bëjë të mundur vizitat e bizneseve kosovare te ato turke dhe shkëmbimin e eksperiencave dypalëshe.

Ministrja Mimoza Kusari-Lila e ftoi Milli që të jetë pjesë e grupit këshillimor për promovimin e investimeve të huaja, që do të jetë pjesë e Agjencionit për Promovim të Investimeve të Kosovës.

Në fund të takimit, Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro-Turke i dorëzoi Ministres Kusari-Lila ftesën zyrtare për të qenë pjesë e konferencës me temë “Perspektivat për biznes dhe investime në Kosovë”, e cila do të mbahet në Stamboll me datë 28 prill 2011 dhe i cili është bashkëpunim i Odës Tregtare Kosovaro-Turke (KTTO) me Konfederatën e Afaristëve dhe Industrialistëve të Turqisë ( TUSKON).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)