Biznesi vendor në krah të Elkos-it
Prishtinë, 28 janar - Kompania Elkos Group nga Peja gjithherë i ka mbështetur bizneset vendore, duke iu krijuar hapësira të mëdha për ti ekspozuar produktet e tyre. Pas presioneve dhe akuzave që i janë bërë kompanisë Elkos, dhjetëra biznese të mëdha të vendit kanë dalë në mbrojtje të Elkos-it, duke bërë me dije se kjo kompani ka qenë gjithmonë për zhvillim të prodhimit vendor dhe bizneseve kosovare.
Pronari i kompanisë Elkos Group, Ramiz Kelmendi, ka deklaruar për gazetën se Elkos gjithherë i ka blerë produktet kosovare dhe i ka ekspozuar në të gjitha marketet nëpër qytetet e Kosovës. Ai ka thënë se produktet kosovare dita-ditës janë më shumë cilësore dhe për këtë dëshmon rritja e përdorimit të tyre.
Ne kemi blerë mbi 60 milionë euro produkte prej kompanive kosovare apo prodhime vendore. Kjo është një dëshmi se ne jemi në shërbim të atyre, por edhe një dëshmi se produktet kosovare po kërkohen nga konsumatorët, ka deklaruar ai. Sipas tij, përkrahja nga ana e shumë bizneseve është një dëshmi shumë e mirë se çfarë Elkos-i u ofron atyre.
Elkos është në kërkim të mjeteve financiare prej 100 milionë eurosh nga BERZH-i dhe Banka Botërore (BB) në funksion të zhvillimit të kompanisë në tregun e Shqipërisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi dhe rritjen e punëtorëve nga 2 200 sa i kemi, në 6 000.\"
\"Mendojmë se deri në vitin 2017-2018 qarkullimi ynë do të jetë mbi 1 miliard euro dhe vetëm qarkullimi me Shqipërinë do ta kapërcejë qarkullimin që sot e ka shteti shqiptar me Kosovën, ka theksuar ai. Kelmendi ka falënderuar të gjitha ato kompani që i kanë dalë në krah kësaj kompanie.
Kurse drejtori i kompanisë Meka, Burim Piraj, ka deklaruar se në Elkos Group kanë gjetur mbështetje të madhe. Kemi gjetur mbështetje të fuqishme nga Elkos Group si prodhues vendor. Është shumë e sigurt se ne nuk do ta kishim arritur zhvillimin në nivelin të cilin jemi e as punësimin në nivelin të cilin e kemi pa mbështetjen e këtij gjiganti kosovar. Tendenca e etiketimit apo dhe e njollosjes së kësaj kompanie nuk i shërben as vendit tonë e as qytetarit tonë. Bëjmë apel te konsumatorët dhe qytetarët tanë që të mos i përkrahin nismat e askujt, pa marrë parasysh se nga vijnë ato e që janë kundër ekonomisë vendore, ka thënë Piraj.
Edhe N. P. P \"BONUS nga Lipjani ka dalë në përkrahje të Elkos-it. Drejtori i saj, Agim Dushi, ka thënë se Elkos-i i ka përkrahur gjithmonë. Nga qarkullimi i tërësishëm i kompanisë sonë 33 për qind janë realizuar në Elkos Group.
Produktet tona janë në të gjitha pikat e shitjes së kësaj kompanie si me shumicë, ashtu edhe ato me pakicë. Kjo kompani bën distribuimin ambulantiv të produkteve tona në të gjithë rrjetin e saj. Gjithmonë kur dalim me produkte të reja e kemi mbështetjen e plotë për promovim të këtyre produkteve, është shprehur Dushi.
Edhe Devolli Corporation ka njoftuar se Elkos Group i përkrah dhe promovon prodhimet e Devolli Corporation. Qarkullimi dhe bashkëpunimi në mes dy kompanive është solid dhe i kënaqshëm, është thënë në komunikatën e Devolli Corporation.
Edhe kompania SOLID në Suharekë ka dalë në mbrojtje të kompanisë Elkos Group, e cila është etiketuar edhe si shkatërruese e ekonomisë së vendit. Këto deklarime i shohim krejtësisht të pavërteta dhe të pabazuara në asnjë fakt. Kompania SOLID që nga viti 1995 merret me prodhimin e këpucëve, kryesisht nga lëkura, si dhe prodhime për këpucë dhe mbathje të tjera nga lëkura. Kompania jonë aktualisht i ka të punësuar rreth 200 punëtorë, kryesisht femra.
Falë bashkëpunimit brenda pesë vjetëve të fundit me kompaninë Elkos dhe kërkesave të mëdha nga kjo kompani për furnizim, kompania jonë është detyruar ta rrisë numrin e punëtorëve enkas për prodhimet për Elkos. Bashkëpunimi me këtë kompani është në nivel të kënaqshëm dhe qarkullimi vjetor është mbi 500 mijë euro, është thënë në komunikatën e SOLID-it.
Në përkrahje të Elkos-it kanë dalë edhe shumë kompani si: Laberion nga Podujeva, \"BIBITA\" ,Vitomiricë e Pejës, Shoqata Pema, Kovrag e Istogut, Kompania Rugovë, me dy grupe bazë të produkteve Ujë Rugove dhe Djathë Rugove, ALBAD food-products, Lubizhdë e Prizrenit, Camel nga Mitrovica, Dita nga Prizreni, Jazi 1 nga Gjakova, Aero com nga Prishtina, Elektrostublla me seli në Prishtinë, Viti, Gjilan dhe prodhues i gypave flexibil, \"Fati nga Prizreni, Bmix nga Petrova e Shtimes, prodhuese e akulloreve, djathërave, kaçkavallit, Viva Frutta, Gjilan, AA SOLID, Gjilan, Adea Group/compact, Gjilan, N.T.P \"Wear & Go\", kompania Unikat-uniforms, Pejë, \"Jon\", Prizren, Ballkan Petrol, Ferizaj, Tb-triko, Gjakovë, Bemmes nga Prizreni, Banja e Kllokotit-Fabrika e Ujit Mineral & CO2, Kllokot, Stone Castle Vineyards and Uinery, Bërnjakë p.n. Rahovec, Kosovë, Silca Group, cila bën prodhimin e ujit Miros, NT Zana nga Peja etj.