Biznesi pajtohet ndalimin e importeve UNMIK/ KOSOVO
Prishtinë, 26 prill - Me qëllim të sensibilizimit dhe informimit me kohë si dhe kontribuimit të komunitetit të biznesit në vendimmarrje, Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkpunim me përfaqësuesit Departamentit të Tregtisë dhe Inspektoratit të Tregtisë pranë MTI-së, si dhe Doganës së Kosovës, sot vazhdoj me takimin e radhës me ndërmarrjet importuesve nga komuniteti i biznesit, në lidhje me informimin rreth problematikës së mbishkrimeve me emërtimin UNMIK/Kosovo , praktikë kjo e cila akoma po aplikohet me rastin e importimit të produkteve nga shtetet fqinje, e në veçanti të produkteve nga Serbia.
Kryeinspektori i Tregut z. Ruzhdi Shehu, informoi bizneset se MTI që nga data 1 Maj, 2012 do të filloj ndalimin e importimit të produkteve të cilat në tiketat mbi deklaracionin e mallit bartin në vete mbishkrimin e emertimit UNMIK/Kosovo, dhe se në këto deklaracione duhet të vendoset emërtimi zyrtar i shtetit-Kosova, konform dispozitave ligjore të parapara me ligjet në fuqi ( Ligjit mbi tregtinë e brendshme, dhe Ligjit mbi konsumatorin). Gjithashtu ai potencoi se etiketat e deklaratës së prodhimeve duhet të jenë të shkruara në gjuhën zyrtare, dhe në to të figuroi dhe emir i importuesit apo distributorit për Kosvë.
Me këtë rast gjat debatit të hapur, në të cilin u shtruan shum pyetje dhe propozime nga ana e ndërmarrjeve tregtare si: Buçaj, Kosmonte Foods, Delfini, Migros, Passable, etj, u përshëndet një hapi tillë i ndërmarr nga institucionet kompetente të Kosovës, mirpo u kërkua një mirkuptim nga ana e MTI sa i përket produkteve të cilat gjenden në stoqe dhe tregun e brendshëm , me çrast u kërkua që për këto produkte , të jepet një afat shtesë, në mënyrë që të sigurohet koha e mjaftueshme për vendosjen e tiketave me përmirësimet plotësuese tek të gjitha produktet që gjenden në qarkullimin e brendshëm.
Nga diskutimet e shumta Komuniteti i biznesit përkrah kërkesën e MTI që implementimi në kufi i mbishkrimit në tiketat e deklaratave të produkteve të importuara të filloi nga data 1 maj, ndërkaq afati transitor i përmirësimit dhe harmonizimit me këtë emërtim edhe të produkteve të cilat gjenden në stoqe dhe në tregun e brendshëm të jetë 3 muaj