26 Dhjetor 2024

Biznesi italian i drejtohet tregut shqiptar

Tiranë, 24 prill - Presidenti i Nderit të Konfindustrias në Itali, Giovanni Firera në një takim me zv.ministrin Eno Bozdo shpjegoi se për shkak të trazirave në vendet ku Italia ka tregjet tradicionale si Egjipiti apo Tunizia bizneset po kërkojnë alternativa të reja.

Rreth 30 biznese nga Siçilia dhe rajoni i Piemontes kanë shfaqur interesin për të investuar në Shqipëri, në fusha si ndërtimi, energjia e rinovueshme, bujqësia apo edhe në atë farmaceutike.

\"Pas trazirave të fundit në tregjet tona tradicionale (Tunizi, Egjipt etj), investimet italiane kanë hasur në vështirësi, duke parë si alternativën më të mirë, shtetin e saj fqinj, Shqipërinë, e cila edhe për shkak të pozicionit të saj gjeografik, shihet si një vend mjaft tërheqës për investime

Zv.ministri i METE Eno Bozdo fton biznesin italian të investojë në Shqipëri.

Presidenti i Nderit të Konfindustrias italiane nga ana tjetër ftoi biznesin shqiptar të vlerësoj tregun italian për investime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)