Biznesi i vogël në Itali është në rënie
Romë, 5 nëntor - Kriza ekonomike i ka lënë në vështirësi shumë biznese të vogla në Itali. Pa patur mundësi të marrin kredi dhe me pak shpresa për mëkëmbjen ekonomike, një numër gjithnjë e më i madh afaristësh po shikojnë mundësinë e shitjes së bizneseve tek investitorët kinezë.
Laura Zanardi dhe Monica Borlini hapën një bar-kafe 13 vjet më parë në rajonin verior italian të prodhimit të verës, Franciacorta.
Ishte një depo e zbrazët. Ne e shembëm atë, ndërtuam një sallon dhe krijuam një atmosfetë më intime. Pati shumë punë dhe investime, por na dha mjaft kënaqësi.
Tani dy partnerët janë gati që ta shesin. Ato thonë se kriza ekonomike ka rënduar mbi konsumatorët dhe rrjedhimisht mbi fitimin e biznesit.
Është shumë më e vështirë tani. Më parë ishte e lehtë, njerëzit shpenzonin. Tani të gjithë ata janë të kujdeshëm. Na duhet të qendrojmë zgjuar gjithë natën për tu krijuar atyre atmosferë të këndëshme, një mbrëmje që të mos mendojnë për problemet e tyre ekonomike.
Ato po përpiqen ta shesin biznesin e tyre nëpërmjet faqes së Internetit vendereaicinesi.it që do të thotë tua shesësh kinezëve. Simone Topino është bashkëthemelues i faqes që ndihmon me përkthime dhe reklama për blerësit kienzë.
Ne filluam në muajin shkurt të këtij viti. Në fillim ishte shërbim përkthimesh dhe faqesh Interneti. Patëm sukes që në fillim dhe tani ne kemi 11 punonjës, nga këta katër janë përkthyes. Duhet të bëjmë shumë reklama dhe shumë punë.
Që nga fillimi i krizës ekonomike në Evropë, në Itali kinezët hapën shumë dyqane. Sipas një studimi të kohëve të fundit, bizneset e mbështetura nga kinezët janë rritur 34 përqind në vitet e fundit.
Angelo Ou është përfaqësues i komunitetit kinez të biznesit në Milano. Ai thotë se investimet kineze në Itali po ndryshojnë.
Tani prirja është drejt shërbimeve. Në të kaluarën ishte për prodhimet e manifakturës, si për shembull veshjet. Në fillim, por edhe tani, ka patur një lloj reagimi negativ ndaj prirjes së shërbimeve. Kinezët blejnë gjithçka në qytet, madje edhe baret që kanë qënë pronë e familjeve italiane prej tri brezash. Çfarë dinë kinezët për mbajtjen e një kafeje?
Me kalimin e kohës, thotë Ou, shtimi i kinezëve që punojnë në sektorin e shërbimeve në Itali do të ndihmojë integrimin.
Kafeneja Loft është vënë në shitje për 1.4 millionë dollarë. Afaristët kinezë që e kanë parë deri tani thonë se ky është një investim shumë i madh për ta. Por pronarët janë optimistë se do të gjendet dikush që do ta blejë atë.