06 Janar 2025

Biznesi global i diamanteve pëson rënie në 2015-n

New York, 30 dhjetor - Shitja me pakicë e diamanteve në shkallë globale parashikohet që të ketë pasur një rritje 2% sivjet, nga 4 % që ishte vitin e kaluar, sipas një raporti të fundit të firmës amerikane të konsulencës \"Bain & Company\".

Raporti vëren se gjendja jo e mirë e biznesit të diamanteve është shkaktuar nga faktorë të shumtë, si dobësimi i tregut të mallrave të luksit, ndryshimi i sjelljes së konsumatorit dhe rënia e kërkesës në tregun kinez.

\"Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2014 dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, biznesi i diamanteve në njëfarë mase është përballur me një gjendje paqartësie. Ndër shkaqet e rënies, ulja e kërkesës në tregun kinez është ndër më kryesoret,\" thuhet në raport.

Të dhënat tregojnë që, në nëntë muajt e parë të sivjetshëm, shitja e diamanteve në tregun kinez shënoi rënie me 9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas kompanisë afrikanojugore të diamanteve \"Debeers\", në vitin 2014 Kina zinte vendin e dytë për shitjen me pakicë të diamanteve, pas ShBA-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)