Bizneset turke në Prishtinë
Prishtinë, 4 tetor Përfaqësues biznesesh nga Turqia dhe Kosova, janë mbledhur në Prishtinë, në një takim i cila është organizuar nga Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), dhe me mbështetje të UNDP-së. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe afaristët Turk nga organizata TUSKON - İstanbul dhe nga Yalova, Safet Gërxhaliu, Kryetar i OEK-ut dhe Songül Ozan Ambasadore e Republikës së Turqisë në Prishtinë.
Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), Suat Albayrak, ka deklaruar se me anë të këtij organizimin parashihet rritja e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Turqisë paraqitja e mundësive për biznes dhe investime në Kosovë, njëkohësisht synohet zhvillimi i marrëdhënieve për tregti dhe investime në mes të përfaqësuesve të sektorit privat dhe rritja e vëllimit të tregtisë.
Kosova e cila është në pozitë të një shteti në zhvillim ka nevojë për mbështetje në fushën e tërheqjes së investimeve, rritjes së prodhimit dhe zhvillimit të konkurrencës tregtare të saj. Për zhvillimin e investimeve të sektorit privat në një anë nevojitet kapital (ortakëri) ndërsa në anën tjetër informatë (knou hou), ka theksuar ai.
Sipas tij me shtetin Turk me të cilin ndanë vlera të përbashkëta, Kosova në këtë aspekt ka potenciale të rëndësishme si në fushën e investimeve po ashtu edhe në fushën e tregtisë.
Kompanitë Turke të cilat prodhojnë dhe eksportojnë dhe të cilat posedojnë potenciale për investime në shtete të jashtme janë me rëndësi sa i përket prezantimeve të ortakërive, investimeve dhe bashkëpunimeve tregtare në Kosovë, ka thënë ai. Duke shtuar se një organizim i tillë të ndikojë në marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Turqisë të cilat janë në nivel dhe se këto të shndërrohen në marrëdhënie të përhershme dhe të kontribuojnë në konsolidimin e lidhjeve tregtare dhe investuese.
Nën këtë organizim si nga Kosova po ashtu edhe nga Turqia parashihet të bëhen prezantime lidhur me ekonominë e përgjithshme dhe sektorëve në veçanti, po ashtu planifikohet të koordinohen takime dypalëshe - B2B, dhe të mundësohet vizita e punëtorive apo fabrikave me qëllim të zhvillimit të mundësive për bashkëpunim, ka thënë ai.
Kurse kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se Kosova dhe nga Turqia, gjithë kanë bashkëpunuar ndërmjet veti dhe për Republikën e Kosovës, Turqia është një nga modelet më të mira të zhvillimit dhe rritjes ekonomike që ka gjeneruar me hapjen e vendeve të reja të punës.
Sot Turqia është një nga ekonomitë më të mëdha të botës, sot Turqia ka arritur që të siguroj mbi 100 miliard investime në fusha të ndryshme nga e gjithë botë dhe ky është një model se si duhet zhvilluar vendi, ka pohuar ai.
Sipas tij, Kosova mirëpret bizneset turke në të gjitha drejtime, pasi që bashkëpunimi i dy anshëm hap perspektiva të reja ekonomike.
Ndërkaq Songül Ozan Ambasadore e Republikës së Turqisë në Prishtinë, ka se Kosova dhe Turqia, përveç bashkëpunimit politik kanë edhe atë ekonomik, i cili është një rritej e sipër.
Ne i përkrahim industritë turke që të mos ngurojnë që të vijnë në një vend mik siç është Kosova me të cilën kemi lidhje të forta vëllazërore, ka thënë ajo.