07 Janar 2025

Bizneset sllovene të interesuara për investime në fushën e mjedisit

Prishtinë, 11 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka marrë pjesë në konferencën “Projektet sllovene për zhvillimin e mjedisit të Kosovës”, që u organizua nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Kosovë dhe Konzorciumi për teknologjitë e gjelbërta për mjedisin i kompanive sllovene, me mbështetjen e EAC – Klubit të Bizneseve Sllovene dhe “Spirit Sllovenia”.

Ministri Ferid Agani tha se është e rëndësishëm që mjedisi në Kosovë të mos shihet si pengesë por si një mundësi e mirë për të bërë biznes.

“MMPH në fushën e menaxhimit të mbeturinave , ka krijuar një infrastruktur të mirë ligjore (Ligji per mbeturinat i shoqeruar nga 25 UA), janë hartuar Strategjia e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2022 dhe Planin e Republikës së Kosovës Për Menaxhimin e Mbeturinave 2013-2017.\" 

\"MMPH, në funksion të menaxhimit të drejt të mbeturinave në nivel të vendit ka licencuar 65 operatorë publik dhe privat për menaxhimin e mbeturinave apo dhënien e shërbimit për menaxhimin e mbeturinave”, ka pohuar Agani.

Edhe ambasadroi slloven Miljan Majhen ka rikonfirmuar mbështetjen e tij për zhvillimin e bizneseve dhe investimet në Kosovë.

E zëvendësdrejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Muhamet Imeri tha se OEK është një urë lidhëse që shihet në mes të bizneseve të huaja dhe vendore.

Në këtë konferencë biznesmen sllovenë dhe kosovarë, përfaqësues të komunave, kompanive për mbledhjen e mbeturinave vendore dhe përpunimi të ujit, si dhe të kompanive për prodhimin e energjisë elektrike dhe minierave të qymyrit, diskutuan rreth mundësisë për të bërë biznes në fushat ku duhet të investohet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)