29 Dhjetor 2024

Bizneset nuk ankohen në OSHP, frikësohen nga hakmarrja

Prishtinë, 18 dhjetor  - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) sot organizoi tryezën e rrumbullaket mbi prokurimin publik në Kosovë me qëllim të diskutimit rreth rezultateve te raportit “Prokurimi Publik në Kosovë: Sfidat e Komunitetit të Biznesit” dhe mundësitë e përmirësimit të te bërit biznes përmes reformave ne fushën e prokurimit publik.

Në fjalinë hyrëse të tryezës, Ardi Shita, sekretar i përgjithshëm i Qendrës së Zgjedhjeve Alternative të Kontesteve, theksoi se rëndësia e studimit që u prezantua sot qëndron në faktin se është i pari i llojit të vet që paraqet qëndrimet dhe opinionet e komunitetit të biznesit kundrejt praktikave dhe ligjit të prokurimit publik në Kosovë.

Ndërsa, Visar Hapçiu, zyrtar për politika në OEAK, gjatë prezantimin të hulumtimit shpalosi se problemet me të cilat bizneset ballafaqohen në prokurim publik janë të shumta, siç janë mbivarshmëria në kriterin e çmimit më të ulët, përpilimi i specifikacioneve teknike në mënyrë që favorizojnë kompanitë specifike, anulimi arbitrar i tenderëve, prania e lartë e perceptuar e korrupsionit, dokumentacioni i tepruar që kërkohet në tenderë të ndryshëm etj.

Më tej, një e gjetur shqetësuese e studimit është që 52 për qind e të anketuarve që kanë hasur në parregullsi në prokurim publik nuk paraqesin ankesë në Organin e Shqyrtimit të Prokurimit, nga frika se autoritetet kontraktuese do t’u hakmerren atyre në raste tjera të prokurimit në atë agjenci/ministri.

Më tej, Ardi Shita prezantoi analizën ligjore që u zhvillua në kuadër të studimit, me theks të veçantë në përputhshmërinë e ligjit dhe procedurave të prokurimit publik në Kosovë me direktivat e Bashkimit Evropian.  Rëndësi e veçantë iu kushtua kriterit për përzgjedhjen e fituesve në tenderë, duke theksuar rëndësinë e përzgjedhjes së kriterit të ofertës më të favorshme ekonomikisht në tenderë që për nga natyra kërkojnë kujdes të veçantë si dhe për t’iu dhënë rastin edhe kompanive me produkte më kualitative për të konkurruar.


Të pranishmit në tryezë patën rastin që t’i diskutojnë më tutje të gjeturat e studimit, ndërsa konkludim i përbashkët i gjithë të pranishmëve ishte se fusha e prokurimit publik është fushë që ka hapësirë për shumë përmirësime, dhe se ndryshimet pozitive në ligje dhe akte nënligjore duhet të përcjelljen me përmirësime reale në terren. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)