Bizneset në Greqi reduktuan pagat dhe vendet e punës
Athinë, 18 shkurt - Të zymta janë parashikimet për shkurtimin e vendeve të punës, por edhe për uljen e pagave, siç rezulton nga anketa mbi të ardhurat dhe ofertat që zhvilloi kompania e auditimit KPMG, raporton agjencia greke e lajmeve AMNA.
Në këtë kuadër, anketa për vitin 2011, e zhvilluar me anketimin e 241 kompanive vendase dhe shumëkombëshe, ka ravijëzuar tendencat që dominojnë në tregun grek.
Kështu, sipas anketimeve: 49% e kompanive nuk bëri asnjë rritje page për vitin 2011, në gjithë kategoritë e punonjësve.
13% e kompanive që u anketuan, ndërori ulje pagash për të paktën një kategori punonjësish.
45% e kompanive të anketuara reduktuan vendet e punës në periudhën 2010-2011.
Sa u përket kompanive që bënë rritje pagash, në vitin 2011 ato ishin mesatarisht 2,3%, ndërsa për vitin në vazhdim, rritja mesatare parashikohet të jetë 2,4%.