22 Dhjetor 2024

Bizneset kosovare dhe greke thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 22 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar sot takimin biznesor kosovaro – grek në të cilin dhjetëra kompani nga dy vendet kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer informata mbi veprimtaritë e tyre.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu me këtë rast ka thënë se OEK-u ka prioritet intenacionalizimin e ndërrmarrësisë kosovare dhe se takimet si ky me përfaqësuesit e komunitetit biznesor nga Greqia janë kontribut në njohjen reciproke dhe gjetjen e mundësive të zgjerimit të bashkëpunimit në mes te bizneseve nga dy vendet.

“ Bashkëpunimi ekonomik i jep kontribut të çmueshëm atij politik dhe ne konsiderojmë se ka parakushte të mira që bizneset të janë ata që do të kontribuojnë edhe zgjerimit të marrëdhënieve tona politike”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai ka theksuar se eksperienca e kompanive greke dhe gatishmëria e kompanive kosovare për bashkëpunim duhet të shfrytëzohen për të thelluar bashkëpunimin ekonomik.

Drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve Mustafë Hasani ka theksuar se Kosova ka legjislacion ekonomik sipas standardeve evropiane, kushte dhe norma të leverdishme të tatimeve dhe taksave dhe procedura të thjeshta dhe jo burokratike në regjistrimin dhe zhvillimin e bizneseve.

Ai i ftoi biznesmenët grek që të paraqesin interesimin e tyre për lëmit e caktuara në mënyrë  që IPAK në bazë të interesimeve konkrete të angazhohet krijimin e kushteve sa më të volitshme për funksionimin e këtyre bizneseve në vendin tonë.

Aleksander Lani nga kompania Grandex nga Athina ka theksuar interesin e kompanive greke që të janë prezentë në Kosovë fillimisht me forma konkrete të bashkëpunimit në mënyrë që pastaj ky bashkëpunim të ngritët në nivelin më të lartë.

Përfaqësuesit e kompanive vendore dhe atyre greke në takimet ballë për ballë kanë biseduar lidhur me mundësinë e bashkëpunimit dhe paraqitjes në tregje të treta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)