Bizneset austriake në Kosovë janë treguar të suksesshme
Prishtinë, 23 shkurt - Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë Johann Brieger vizitoi sot Odën Ekonomike të Kosovë dhe me këtë rast bisedoi me kryetari Safet Gërxhaliu.
Na takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e Odës Ekonomike të Austrisë në Kosovë, Vjosa Huruglica.
Duke iu falënderuar për ndihmën që Austria i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, kryetari Gërxhaliu ka theksuar se ambasadori Brieger ka një begraund ekonomik i cili i ndërlidhur me aktivitete politike siguron një angazhim dhe një partneritet te mirëfilltë dhe me siguri do të kontribuon avancimit te bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Ju e dini qe një vend qe investon ne pranimin e diplomave universitare apo ne përkrahjen e studenteve kosovar qe studiojnë ne një shtet siç është Austria ia dëshiron të mirën Kosovës dhe investon ne ardhmërinë e saj. Austria ka qene gjithmonë qendër politike, ekonomike dhe kulturore për Kosovën dhe mu nga Austria janë reflektua shume procese te cilat kane ndikuar ne promovimin e vendit tonë.
Kryetari Gërxhaliu theksoi se gjatë takimit u bisedua për shumë çështje te rëndësishme, ne rend te pare për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik ne mes te Austrisë dhe Kosovës dhe u theksua se vendi ynë ka nevojë për përvojën ekonomike te Austrisë sidomos kur ka te beje me transferimin e teknologjisë dhe te ashtuquajturin bartjen e sistemit KNOW-HOW.
Ata biseduan edhe për përkrahjen qe ka nevoje Kosova ne rend te pare sa i përket preferencave evropiane për produktet e Kosovës në mënyrë që ato të depërtojnë ne tregun evropian, cilat janë rrugët me te mira qe se bashku te punojmë ne përmirësimin e imazhit te dëmtuar te Kosovës dhe cilat janë aktivitete konkrete qe duhet ti ndërmarrim qe dy ekonomit.
Ambasadori Brieger shprehu kënaqësinë që është emëruar si përfaqësues i vendit të tij në Kosovë dhe theksoi se për disa javë sa është në Kosovë kishte aktivitete intensive.
Jam takuar me shume njerëz dhe kam ardhur ne përfundim qe ka lidhje mjaft intensive ne mes te Kosovës dhe Austrisë, këto lidhje janë ne fusha te ndryshme, si të kulturës, arsimit posaçërisht lidhje ne aspektin ekonomik,tha ambasadori Brieger.
Ekonomia sipas tij është një fushe qendrore për zhvillimin e mëtutjeshme te shtetit te Kosovës.
"Ne kemi këtu kompani nga Austria qe intensivisht veprojnë ne tregun e Kosovës, pra janë kompani mjaft te suksesshme ne tregun kosovar dhe shpresojmë qe ne te ardhmen veprimtaria e tyre do te zgjerohet dhe do te jene edhe me te suksesshme, theksoi ai.
Duke theksuar se me kryetarin Gërxhaliu kishin një takim shumë miqësor , ambasadori Brieger theksoi se bisedua për aspekte konkrete me lidhur me çështjet e rëndësishme ekonomike.
Ne kemi identifikuar problemet e kompanive austriake qe veprojnë ne Kosove dmth probleme me largimin e preferencave te EU-se për produktet kosovare dhe sigurisht qe kjo i prek ne mas te madhe shumicën e kompanive kosovare eksportuese. Kjo është një pengesë e madhe për këto kompani dhe unë shpresoj qe ky problem do te bisedohet intensivisht dhe se shpejti do te zgjidhet, tha ambasadori Brieger.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me formimin e Qeverisë së re, kryetari i OEK-ut tha se është me rendësi qe Kosova ka institucione.
Nga këndvështrimi i OEK tri shtyllat me te rëndësishme ne ketë drejtim janë pa mëdyshje ministria e ekonomisë dhe zhvillimit, ministria e tregtisë dhe industrisë dhe ministria e financave dhe besoj qe ne këto tri pozicione janë njerëz adekuat qe kane bagraund ekonomik dhe nëqoftese do te kenë mbështetje institucionale nga instancat me te larta dhe sigurojnë partneritet dhe dialog me komunitetin e biznesit dhe ne shoqërinë civile atëherë ka shprese për ardhmëri, mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm se na presin sfida te mëdha.