Birra Budvar me eksport rekord
Pragë, 23 janar - Prodhuesi i njohur çek i birrës Budjejoviçki Budvar lajmëroi se vitin e kaluar ka shënuar eksport rekord të birrës. Në 58 vende të botës janë plasuar 605.000 hektolitra birrë.
Ky është eksporti më i madh në historinë 150 vjeçare të birrarisë, transmetojnë mediat çeke.
Shumicë absolute nga eksporti i vitit të kaluar, gjegjësisht 90 për qind në birrën premium budvajzer budvar, e cila diku shitet edhe nën emrin budjejoviçki budvar apo çehvar.
Më shumë se 80 për qind e birrës së eksportuar ka udhëtuar në Gjermani, Britani të Madhe, Sllovaki, Austri dhe Rusi.
Si sukses më të madh të kompanisë e theksojnë rritjen e shitjes në Gjermani. Vitin e kaluar atje është shitur më së shumti birrë në histori. Me këtë rast konsumi i birrës në Gjermani tashmë disa vite me radhë është në rënie.
Rritje të vazhdueshme të budvar-it vërehet edhe në Sllovaki. Kjo është po ashtu birra më e shitur çeke në Austri.