Bien tregjet financiare
Tokio, 21 maj - Tregjet financiare në Azi, mëngjesin e sotëm, kanë shënuar rënie, pas rënies masive që pësoi dje bursa amerikane. Rëniet në tregjet ndërkombëtare lidhen me frikën e shkaktuar nga borxhi i disa vendeve të eurozonës.
Problemet e këtyre të fundit kanë rritur shqetësimin se rimëkëmbja ekonomike globale do të jetë më e vështirë se parashikimet.
Dje me vlera negative u mbyllën edhe tregjet evropiane në Gjermani, Francë e Britani.