23 Dhjetor 2024

Bien tregjet e aksioneve, 7 për qind rënie në Wall Street

New York, 10 mars - Vlera e aksioneve në Wall Street ra me rreth 7 për qind dhe Dow Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite në histori.

Tregjet e aksioneve u hapën në panik të hënën në mëngjes, pas një rënieje prej 22 për qind të çmimeve të naftës.

Shkëmbimet në në bursë u pezulluan përkohësisht menjëherë pas hapjes, kur treguesi S&P 500 ra 7%. Ndërprerja automatike zgjati 15 minuta dhe ishte e para pas krizës financiare të viteve 2008-2009.

Rënia e çmimeve të naftës erdhi pas vendimit të Arabisë Saudite për të rritur në masë të konsiderueshme prodhimin, kur marrëveshja e OPEC-ut me Rusinë për të shkurtuar furnizimet dështoi.

Rënia e çmimeve të naftës tronditi edhe më tej tregjet financiare globale, që ishin tashmë në panik nga përhapja e koronavirusit.

Tregu i naftës bruto, regjistroi ditën më të keqe që prej tre dekadash, duke sjellë një rënie prej mbi 9 për qind për kompanitë Chevron dhe Exxon.

Treguesi i energjisë ra 20.1%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)