Bien investimet e huaja në Kinë
Pekin, 17 prill - Sipas të dhënave të publikuara më 17 prill nga Ministria e Tregtisë e Kinës, në tremujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja në Kinë kapën shifrën e 29 miliardë e 480 milionë dollarë duke u pakësuar 2.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të viti të kaluar.
Njëkohësisht, numri i ndërmarrjeve të reja me investime të huaja ishte 5379, ose 9.4 për qind më pak.
Krahas këtyre, u pakësuan investimet nga Bashkimi Europian dhe pas rënies së vazhdueshme, filluan të shtohen investimet e SHBA-së në Kinë.
Sipas të dhënave del se në tremujorin e parë, investorët kinezë akumuluan 16 miliardë e 550 milionë dollarë investime në 1096 ndërmarrje nga 109 vende e rajone të botës duke u shtuar 94,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.