Bien fitimet e kompanive europiane në Kinë
Pekin, 1 qershor - Kompanitë europiane po tregohen gjithnjë e më pak optimiste për të siguruar fitime në Kinë për shkak të rritjes së kostos së fuqisë punëtore dhe uljes së ritmit të rritjes ekonomike, sipas rezultateve të një sondazhi nga Dhoma europiane e Tregtisë në Kinë.
Nga sondazhi ka rezultuar se 44% e kompanive të anketuara raportuan rritje fitimi në 2012-n, nga 64% që ishte në vitin paraardhës, ndërkohë që 21% e tyre u shprehën se fitimet u kanë rënë.
Në një konferencë shtypi të organizuar të enjten në Pekin, presidenti i Dhomës së Tregtisë të BE-së në Kinë Davide Cucino theksoi se shkaqet e rënies së fitimeve për shumë kompani europiane në Kinë janë rritja e kostove të fuqisë punëtore, ngadalësimi i ritmit të rritjes së ekonomisë si dhe rritja e konkurrencës me ndërmarjet kineze.