Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare
New York, 22 mars - Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë rënë pas deklaratës së Arabisë Saudite se do të rrisin furnizimin me naftë.
Çmimi i naftës që ra rreth 2%, në bursën e New Yorkut ra deri në 105 dollar për fuçi.
Ministri i naftës së Arabisë Saudite, Ali Naimi, tha se eksportin e naftës e kanë rritur në 9 milion e 900 mijë fuçi nafte në ditë.
Naimi deklaroi se nëse do ta shohin të nevojshme do ta rrisin eksportin eri në 12 milion e gjysëm fuçi nafte në ditë.
Edhe Sheiku i Kuvajtit, Sabah El Ahmed El Sabah deklaroi se Irani i ka dhënë atij siguri se nuk do të mbyllë Grykën e Ormuzit.
Këto deklarata bënë efektin frenues të çmimit të naftës që kishte fituar 15% vlerë brenda 3 muajve të fundit.
Nafta e tipit Brent, në Londër ra me 1 dollar e gjysëm duke u shitur 124 dollarë, ndërsa në Nju Jork ra me 2 dollarë e gjysëm dhe u shit 105 dollarë.