Bien çmimet e naftës
New York, 27 nëntor - Çmimet e naftës kanë pësuar në rënie të lehtë sot në New York, ndërsa investitorët mbeten të kujdesshëm para fillimit të një takimi tjetër të kreditorëve të Greqisë dhe diskutimeve për buxhetin e SHBA-së që do të rifillojnë në Washington.
Rreth orës 14:20 GMT, një fuçi naftë për livrim në muajin janar pësoi një rënie me 67 cent duke u shitur me 87,61 dollarë në New York Mercantile Exchange (Nymex).
\"Agjentët tregtarë po mbikëqyrin nga afër marrëveshjen për Greqinë që duket ende shumë e largët dhe zhvillimin e diskutimeve për murin buxhetor të SHBA-së\'\', theksoi John Kilduff, nga \'\'Again Capital\'\'.
Ministrat e Financave të zonës euro dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) u mblodhën sot në Bruksel për të tretën herë në dy javë në përpjekje të gjetjes së një marrëveshjeje për dhënien e një ndihme jetësore për financat greke.