Bien çmimet e naftës
Londër, 4 shtator - Kontratat e naftës kanë qenë të qëndrueshme të martën, të mbështetura në qëndrueshmërinë e optimizmit të investitorëve për ndërhyrje në treg të bankave qendrore më të mëdha të botës për të garantuar një normë të kënaqshme të rritjes së ekonomisë globale.
Këto pritshmëri mbështesin një vlerë më të lartë të naftës, pasi sugjerojnë për rritej të konsumit.
Paralelisht ato paralajmërojnë për rënie të vlerës së dollarit amerikan në tregjet monetare dhe nafta ka një raport të zhdrejtë me dollarin.
Nafta bruto Brent e Londrës për tetorin ra 8 cent në 115.70 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për tetorin u rrit 70 cent 97.17 dollarë për fuçi.