26 Dhjetor 2024

Bien çmimet e aksioneve në botë shkaku i kërcënimeve berthamore

New York, 10 gusht - Shkëmbimi i kërcënimeve dhe retorikës së ashpër mes Koresë së Veriut dhe presidentit Donald Trump ka tronditur shumë investitorë.

Çmimet e aksioneve pësuan rënie në Azi, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara ndërkohë që është rritur kërkesa për investime të sigurta si ari.

Treguesit kryesorë të bursës në Hong Kong, Gjermani dhe Francë u ulën më shumë se një përqind. Aksionet e bursave në SHBA ranë 0,4 për qind mesditën e së mërkurës.

Përpara shkëmbimit të deklaratave të ashpra të martën, tregu amerikan i aksioneve kishte shënuar një seri rekordesh të larta.

Kërkesa për ar, një mënyrë tradicionale për të mbrojtur asetet në periudha të trazuara, e rriti të mërkurën çmimin e metalit të çmuar me rreth një për qind. Çmimi i naftës shënoi gjithashtu rritje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)