22 Dhjetor 2024

Bien bursat aziatike, tregjet i përfshin pasiguria

Tokio, 13 gusht - Bursat aziatike pësuan  rënie ndërkohë që po shtohen shenjat se rigjallërimi i ekonomisë botërore po sprapset. Kudo në Azi investitorët filluan të shesin aksionet e rrezikuara ndërkohë që tregjet i ka përfshirë pasiguria.

Është dita e tretë radhazi që çmimet e aksioneve bien kudo në bursat aziatike. Kjo pason rëniet e aksioneve në Uoll Strit që morën shkas nga lajmet ekonomike shqetësuese.

Deficiti tregtar amerikan u rrit në muajin qershor duke arritur nivelin më të lartë në 20 muaj për shkak të rënies së eksporteve – një shënjë ngadalësimi kjo në prodhimin industrial. Rigjallërimi i ekonomisë më të madhe të botës ka ecur ngadalë dhe kjo ka ngjallur shqetësime.

Edhe treguesit e Kinës, një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike në Azi kanë qenë dekurajues.

Zgjerimi i importeve, prodhimi industrial, shitjet me pakicë dhe investimet e reja janë ngadalësuar gjë që nënkupton se rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë kineze nga recesioni global po ftohet.

Në Japoni, jeni i fortë i cili po i vështirëson eksportet, vazhdoi të ndikojë negativisht mbi bursën.

\"Japonia gjithnjë ka qenë vend i rëndësishëm eksportues, ajo edhe sot e ruan pozitën e saj të fortë në eksporte pra jeni konsiderohet një monedhë e sigurtë. Kjo bën që njerëzit të shesin euron dhe dollarin dhe të blejnë jenin japonez,\" thotë Francis Lun, menaxher i firmës Fulbright Securities Limited.

Lajmet e këqia nga Amerika dhe Azia së bashku me ekonominë europiane në gjendje apatie kanë ngjallur frikën se ekonomia botërore mund të rrëshqasë përsëri në recesion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)