25 Dhjetor 2024

Bien bursat amerikane dhe evropiane

New York, 7 mars - Indekset e bursave evropiane dhe amerikane ranë ndjeshëm, ndërkohë që investitorët po shfaqin shqetësim për tkurrjen e aktivitetit ekonomik të Eurozonës, si dhe për shanset e Greqisë që të eliminojë një masë të madhe të borxhit të saj.

Tregjet e aksioneve në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë rreth 2 për qind ose më shumë, pasi Bashkimi Evropian konfirmoi se Eurozona pësoi rënie gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2011, ndërsa bursa e Nju Jorkut ra më shumë se 1 për qind.

Këto zhvillime ndodhin ndërkohë që Greqia po i afrohet afatit të së enjtes, për të siguruar marrëveshje nga hua-dhënësit për eliminimin e më shumë se gjysmës së borxhit publik. Ka sinjale, se jo të gjithë huadhënësit janë të gatshëm të falin një pjesë të borxhit të Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)