Bien aksionet e Facebook në bursë
New York, 22 maj - Aksionet e Facebook ranë me 12 për qind mënjëherë pas hapjes së burses dhe ishin serish 11 për qind me të ulëta, një orë përpara mbylljes.
Aksionet ishin në vlerën 33.92 dollarë, ndërkohë që të premten u hodhen në bursë për vlerën 38 dollarë.
Hedhja e Facebook në burse u shty për probleme teknike.
Shefi i NASDAQ, Robert Greifeld tha se ishte thëllesisht e turpshme diçka e tillë.
Korrespondenti i BBC thotë së edhe pse janë ditët e para, serish gjerat nuk duken mirë.
Ka fjalë së këshilltarët e Facebook e kanë vendosur çmimin shumë të lartë. Po ashtu ka dyshime nëse firma mund të prodhojë të ardhura dhe përfitimet e nevojshme për të justifikuar vlerën e jashtëzakonshme, tha gazetari i BBC, Mark Gregory.