Bie vlera e aksioneve në bursat evropiane
Londër, 21 gusht - Sot u shënua një rënie e dukshme në indekset e aksioneve në bursat evropiane.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP nga Londra, në bursën e Londrës, indeksi i aksioneve pësoi një ulje prej 0.64 për qind, duke arritur në 6424 njësi.
Indeksi i aksioneve në bursën Tax të Gjermanisë, u ulë me 1.5 për qind, duke arritur në 8278 njësi.
Gjithashtu ulje pësoi edhe bursa e Parisit me 1.45 për qind, duke arritur në 4224 njësi.
Ekspertët e çështjeve ekonomike thonë se publikimi i raporteve të reja mbi kompanitë kryesore tregtare në Evropë, ka ndikuar direkt në rënien e vlerës së aksioneve në bursat evropiane.