Bie vlera e aksioneve në bursat evropiane
Frankfurt, 16 gusht - Në vazhdën e krizës në eurozonë, ka rënë vlera e aksioneve në bursat kryesore evropiane.
Në përfundim të ditës së enjte bursat evropiane e mbyllën punën e tyre me bilanc negativ.
Mbi këtë bazë aksionet në bursat evropiane si FTSE100 të Londrës, CAC40 e Francës dhe DAX e Gjermanisë pësuan ulje respektivisht 1.58 për qind, 0.51 për qind dhe 0.73 për qind.