Bie shitja e banesave
Ankara, 25 gusht - Shitja e banesave në Turqi ka shënuar rritje në tremujorin e dytë të vitit.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi Statistikat e Tregut të Banesave për periudhën e dytë të vitit 2012.
Në bazë të të këtyre të dhënave shitjet e banesave janë rritur me 10,35% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në periudhën për të cilën bëhet fjalë 106 mijë e 35 banesa kanë ndërruar pronarë si pasojë e shitjes-blerjes së tyre.
Rritja më e lartë në shitjen e banesave është realizuar në provincat Van, Mush, Bitlis dhe Hakari.