Bie sasia e mallrave të importuara
Prishtinë, 8 prill - Dogana e Kosovës sot ka publikuar perfomancën e tremujorit të parë, kjo periudhë gjithashtu përfshin edhe krahasimin me vitin e kaluar (2014).
Gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.
Në përiudhen raportuese 2014 - 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej 88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61%. Derisa taksat e mbledhura janë rritur.
Gjate periudhës raportuese 2014 - 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08%.
Gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166,5 milion eurove derisa vitin e kaluar kishim 163,1 milion euro.
Kundërvajtjet doganore gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263, duhet të theksohet se numri i kundërvajtje është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.
Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit kemi pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani kemi 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme.