Bie ritmi i Wall Street në SHBA
New York, 21 shtator - Makina e parave në Wall Street është ngadalësuar edhe pas shpëtimit nga ana e kontribuesve amerikanë.
Sipas \"NYT\", institucionet e mëdha financiare dhe bankat tregtare vazhdojnë të bëjnë para, por duke parë vështirësitë e tregut dhe ekonomisë, bankat dhe shoqëritë e investimeve nuk po regjistrojnë performancën e dëshiruar.
Pas një rënieje të tregtisë në verë, specialistët po rishikojnë parashikimet për fitimet financiare për vitin 2010.