Bie ndjeshëm çmimi i naftës në tregje
New York, 30 shtator - Situata aktuale e ekonomisë globale po imponon rënien më të madhe tre-mujore të 3 viteve të fundit në bursat e naftës.
Kjo vjen si shkak i parashikimeve jo optimiste, si edhe frika e investitorëve për ngadalësim të konsumit të naftës që vjen nga norma e dobët e rritjes së ekonomisë globale.
Banka e investimeve Morgan Stanley reduktoi parashikimin për naftën Brent në 100 nga 130 dollarë në parashikimin e fundit, të ndikua nga dobësia e konsumit global dhe nga rritja e prodhimit të OPEC.
Nafta Bruto amerikane për nëntorin ra 6 cent në 81.15 dollarë për fuçi. Nafta bruto Brent e Londrës ra 13 cent në 103.94 dollarë për fuçi.
Gjatë këtij muaji të dyja bursat e naftës kanë shënuar një rënie me 9 % , ndërsa në total për të gjithë vitin me 11%.