23 Dhjetor 2024

Bie indeksi i aksioneve japoneze

Tokio, 15 mars - Në ditën e parë tregtare pas tërmetit katastrofik tregjet japoneze të aksioneve kanë qenë nën presion të madh.

Indeksi Nikkei ra menjëherë nën nivelin e rëndësishëm psikologjik prej 10 mijë pikëve.

Banka Qendrore e Japonisë vuri në qarkullim në tregun financiar rreth 62 miliardë euro.

Nga shkatërrimet dhe reduktimet e paralajmëruara të energjisë elektrike janë prekur shumë ndërmarrje industriale në mesin e tyre edhe prodhuesi i makinave Toyota.


Ndërkohë që çmimet e naftës bien, çmimet e floririt janë në rritje.

Treguesi themelor i Bursës, indeksi Nikkei, ditën e filloi me një rënie prej 6.2% dhe ra nën 10 mijë pikë.

Ndërsa humbja në të dyja ditës sëbashku arriti në 9%.

Ndërkohë që bursa përjeton humbje, Banka Qendrore e Japonisë është vënë në lëvizje me qëllimin e zgjidhjes financiare.

Banka, i ka pompuar sektorit bankar një shifër rekord të rrjedhshme prej 15 trilion jen, pra rreth 180 miliardë dollar.

Zjarri i kryengritjeve në Lindjen e Mesme dhe me ndikimin e tragjedisë së tërmetit dhe cunamit të jetuar në Japoni, kanë bërë që floriri të vazhdojë rritjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)