30 Dhjetor 2024

Bie importi i alkoolit

Prishtinë, 13 shkurt - Importi i alkoolit në vendin tonë ka pësuar rënie, pavarësisht se numri i kafeneve dhe klubeve të natës çdo ditë është duke u rritur.

Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, gjatë vitit 2012, nga 38 shtete të ndryshme të botës, në Kosovë kanë hyrë 364 mijë e 653 litra alkool, derisa një vit më parë kanë hyrë 395 mijë e 227 litra, apo rreth 31 mijë litra më shumë se gjatë vitit 2012.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës ,Adriatik Stavileci, thotë se gjatë vitit 2012 në Kosovë alkool kanë importuar 70 kompani të ndryshme.

Sipas tij, po ashtu gjatë vitit 2011 në emër të akcizës, doganës dhe TVSh, këto kompani për alkoolin e importuar në arkën e shtetit kanë derdhur rreth tre milionë euro.

Por, deri sa importi i pijeve me përqindje të lartë alkooli ka rënë, ai i birrës është rritur paksa, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave doganore, gjatë vitit 2012 në Kosovë kanë hyrë 732 mijë e 298 litra birrë, gjersa një vit më parë kanë hyrë 689 mijë e 706 litra birrë.

Në bazë të kësaj shihet se gjatë vitit që lamë pas importi i birrës, në raport me vitin 2011 është rritur për rreth 42 mijë litër.

Për birrën e importuar në vitin 2011, në emër të akcizës, doganës dhe TVSh-së në arkën e shtetit janë derdhur 5,4 milionë euro, deri sa gjatë vitit 2012 janë derdhur më shumë se 6 milionë euro.

Në anën tjetër, prodhues të pijeve alkoolike në Kosovë thonë se të dhënat e Doganave sa i përket importit të pijeve alkoolike dallojnë më të dhënat reale në terren.

Sipas tyre, edhe më tutje përmes veriut të vendit në Kosovë hyn një sasi e konsiderueshme e alkoolit kontrabandë, duke iu shmangur kështu akcizës, doganës dhe TVSh-së.

Shani Mullabazi, ish- drejtor i bodrumit të pijeve “Stone Castle” në Rahovec, thotë se përmes veriut të Kosovës hyn alkool ilegal nga Serbia.

Ai thotë se përkundër rritjes së prodhueseve vendorë të alkoolit edhe më tutje në Kosovë prin konsumi i pijeve alkoolike të importuara.

Mullabazi thotë se në bazë të të dhënave që ka, rreth 70 për qind e pijeve alkoolike që konsumohen në Kosovë importohen, ndërkaq pjesa tjetër prej rreth 30 për qind prodhohen në vend.

Sipas tij, edhe më tutje në Kosovë një pjesë të tregut e mbulon rakia, e cila prodhohet në shtëpi nga njerëz të ndryshëm.

“Kjo e ashtuquajtur raki shtëpiake zë një hapësire të tregut. Rakia e prodhuar nëpër fabrika në Rahovec zë një hapësirë të vogël të tregut”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)