Bie çmimi i naftës së OPEK-ut
Vjenë, 9 nëntor - Sipas të dhënave të publikuara më 7 nëntor nga Sekretariati i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK), javën e kaluar çmimi mesatar i naftës së prodhuar nga vendet e kësaj organizate ra në 107.52 dollarë për fuçi.
Kjo rënie vjen pas ngritjes për tre javë me radhë të çmimit të naftës së OPEK-ut.