Bie çmimi i naftës në tregun e Azisë
Riad, 22 shkurt - Mediat njoftuan për rënien e çmimit të naftës në tregun aziatik për shkak të trazirave në vendet arabe.
Tregu i naftës nuk ka nevojë për ndërhyrje dhe ka ofertë të mjaftueshme, deklaruan zyrtarët sauditë të naftës.
Komentet erdhën në kohën kur është rritur droja për ngritjen e çmimit të naftës për shkak të trazirave në Libi.
Kjo e fundit është një nga vendet kryesore në botë eksportuese të naftës e gazit.