Bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
New York, 23 nëntor - Çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare në sesionin e së mërkurës kanë pësuar një rënie të lehtë duke u ndikuar nga të dhënat ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në Kinë.
Nafta bruto Brent e Londrës për janarin ra nga 1.09 dollarë në 107.94 dollarë për fuçi.
Nafta bruto amerikane për janarin ka shënuar rënie 1.35 dollarë në 96.50 dollarë për fuçi.
Por banka e investimeve J.P. Morgan ka rritur parashikimin për dy kompanitë kryesorë të naftës në botë, si pasojë e problemeve politike në dy anët e Atlantikut të Veriut dhe mundësisë së rënies së furnizimit botëror me naftë.