Bie çmimi i naftës në SHBA
New York, 25 maj - Ekspertët e cështjeve ekonomike në SHBA theksuan se bisedimet mes Iranit dhe grupit 5+1 në Bagdad ndikuan sot në uljen me 2 për qind të çmimit të naftës në këtë vend.
Ata theksuan se kjo tregon se sa i varur është stabiliteti i ekonomisë perëndimore nga ulja e tensioneve mes perëndimit dhe Iranit.
Amerika që prej vitit 2008 është prekur nga një krizë e rëndë ekonomike dhe financiare, ndërsa disa vende evropiane janë zhytur aq shumë në krizë, saqë rrezikojnë të falimentojnë dhe të dalin nga eurozona.