Bie çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare
New York, 28 janar - Nafta bruto amerikane shënoi rënie sot pranë pikës më të ulët në dy muajt e fundit ndikuar nga të dhënat ekonomike, rritja e vlerës së dollarit dhe spekulimet në treg se OPEC do rrisë kuotat e prodhimit për të ftohur çmimet.
Të dhënat pozitive nga Bashkimi Europian kanë mbështetur rritjen e naftës bruto Brent të Londrës.
Në shtetet e bashkuara aplikimet për përfitime të papunësisë u rritën në javën e kaluar ndërsa korporatat kuvajtiane e naftës kërkoi publikisht nga OPEC rritjen e kuotave të prodhimit pasi çmimet e larta do dëmtojnë rritjen e ekonomisë globale.
Nafta bruto amerikane për marsin ra 15 cent në 85.49 dollarë për fuçi. Nafta Brent e Londrës u rrit 38 cent në 97.77 dollarë për fuçi.