25 Dhjetor 2024

Bie çmimi i arit në bursa

Londër, 16 dhjetor - Çmimi i arit në mbylljen e bursave evropiane dje zbriti duke reaguar ndaj përforcimit të dollarit kundrejt euros.

Kontacionet e arit për dërgesë në shkurt në bursën e New York Comex u zvogëluan për 5,14 për qind në 1.577,00 dollarë për uncë (31,1 gram) dhe janë nën kufirin “psikologjik” prej 1.600 dollarë për uncë.

Kursi i dollarit kundrejt gjashtë valutave të shteteve, partnerë kryesor të SHBA-së, u rrit për 0,31 për qind në 80,56 pikë.

Presion ndaj kotacioneve të arit bënë treguesit pozitiv makroekonomik. Çmimet importuese në SHBA në nëntor janë rritur për 0,7 për qind në nivel mujor pas rënies prej 0,6 për qind në muajin paraprak.

Rezultatet e paralajmëruara i përshëndetën analistët të cilët prisnin rritje të çmimeve importuese për një për qind në nivel mujor dhe për 10,1 për qind në nivel vjetor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)