Bie çmimi i aksioneve të bursës të Stambollit
Stamboll, 4 qershor - Në kohën kur Turqia po përballet me protesta të gjera anti-qeveritare, tregu i aksioneve në bursën e Stambollit ka shënuar rënie për 8 për qind.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters e lajmeve e cila njoftoi se analistët ekonomik shkak të kësaj rënie në tregun e bursës së Stambollit e kanë konsideruar shqetësimin e investitorëve nga gjendja politike e pasigurt në Turqi.