Besimi i konsumatorëve gjermanë shënon rritje
Berlin, 23 dhjetor - Besimi i konsumatorëve gjermanë pritet të rritet në fillim të vitit të ri duke ndikuar në rritjen e të ardhurave dhe pritshmërive ekonomike.
Grupi GFK, me bazë në Nuremberg, i specializuar në analizat e tregjeve theksoi se besimi i konsumatorëve të ekonomisë më të fuqishme të Evropës do të rritet për herë të parë në katër muaj me 9,4 pikë në janar.
Sulmet terroriste në Paris në mes të nëntorit si dhe rritja e rrezikut në Gjermani nuk duket se ka pasur impakt në konsumatorin gjerman, njoftoi GFK-ja gjatë prezantimit të analizave të saj.