30 Dhjetor 2024

BERZH mbështetet kapacitetet prodhuese kosovare

Prishtinë, 7 shkurt - Gjatë vizitës së kompanisë DevolliGroup, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila takoi sot Presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabarti me të cilin bisedoi për mundësitë që BERZH mund të ofrojë për forcimin e sektorit privat në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja Kusari Lila i uroj mirëseardhje Presidentit të Bankës duke qenë vizita e tij e parë në Kosovë. Ajo theksoi se antarësimi i Kosovës në BERZH ndodhi në momentin e dukur, marrë parasysh që qasja në financa për sektorit privat është një ndër sfidat kryesre.

“Shpresoj të shoh më tepër kompani prodhuese që përfitojnë nga BERZH ashtu sic është Vita, dhe kështu të arrijmë produktet e importura ti zëvendësojmë me prodhimet tona” theskoi ministrja e cila

Ndërsa, Presidenti i BERZH z.Sir Suma Chakrabarti shprehu mbështetjen e vazhdueshme të bankës për ngritjen e kapaciteteve prodhuese kosovare por edhe për ndihmën e sektorit privat, publik dhe infrastrukturës në Kosovë. Ai përshëdeti reformat ekonomike që ndikuan në ngritjen e Kosovës në raportin e Bankës Botërore për “Të Bërit Biznes”.

Zëvendëskyeministrja Kusari Lila dhe Presidenti z. Chakrabarti u njoftuan nga drejtuesit e kompanisë Devolli me rezultatet e  bashkëpunimit në mes të BERZH dhe Devolli Group si dhe u njohën me mënyrën se si funksionon kjo fabrikë.

Drejtori i zhvillimit të qumështoreVita z. ErnestJusufi tha “si rezultat i këtij bashkëpunimi qumështorja Vita tashmë ka gjashtë linja prodhimi për qumësht, jogurt dhe produkte të tjera të qumështit, ndërsa kapacitetet prodhuese tejkalojnë 32 mijë litra në orë.”

Në anën tjetër, kryetari i Komunës z.Haki Rugova tha se linja e zhvillimit të Devolli Group përkon me zhvillimin ekonomik të vetë Komunës së Istogut.

Kosova u bë anëtarja e 66-të e BERZH-it në dhjetor të vitit të kaluar dhe kjo është vizita e parë e presidentit të BERZH në Kosovë.

BERZH ekziston në Kosovë nga viti 1999 dhe deri më tani ka realizuar 29 projekte në vlerë totale 66 milionë euro. Kjo bankë 80% të projekteve i investon në sektor privat ndërsa 20 në atë publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)