27 Dhjetor 2024

BERZH do të investojë në Turqi një miliard euro

Bruksel, 13 shtator - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përgatitet që vitin e ardhëm të investojë në Turqi një miliard euro duke e shndërruar vendin në destinacionin e dytë më të madh për investime të këtij institucioni financiar pas Rusisë, shkruan gazeta turke \"Hurriet Daily News\".

Sipas presidentit të BERZH-it, Suma Chakrabarti, Turqia, qënë vitet e fundit ka fluks të

rritur të investimeve të huaja, do ta tejkalojë Ukrainën dhe do ta marrë vendin e dytë sipas vëllimit të investimeve të bankave, menjëherë pas Rusisë.

\"Jemi të bindur se këtu do të shpenzojmë të paktën një miliard euro gjatë vitit të ardhshëm\", deklaroi Chakrabarti.

Ai shtoi se BERZH ka vërejtur interesim të rritur për investime në Turqi, sidomos në fushat e ripërtëritjes së energjisë dhe agrobiznesit.

BERZH-i filloi veprimtarinë në Turqi në vitin 2009 dhe prej atëherë ka investuar rreth dy miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)