Berza e Punësimit punësoj punëtorë në sektorë të ndryshëm
Prishtinë, 25 qershor - Aleanca e Binzeeve të Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, publikuan rezultatet e projektit Berza e Punësimit Kosova 2012 e realizuar nga 17 deri 31 maj në Kosovë.
Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se qëllimi projekti Berza e Punësimit Kosova 2012 me moto: Eja informohu, regjistrohu, trajnohu, eja punësohu, është organizuar për herë të katërt në shtetin tonë nga AKB-ja dhe e mbështetur nga MPMS-ja.
Ky projekt synon të punësoj punëtorë në sektorë të ndryshëm duke kontribuar në zbutjen e papunësisë në vendin tonë, duke përfshirë të gjithë sektorët dhe e cila është e mbështetur nga ana e Qeverisë e Kosovës, tha Shahini.
Ai shtoi se Berza e Punësimit, është një mundësi e re e shkëmbimit të informacioneve në mes subjekteve të tregut të punëdhënësve-punëmarrësve, harmonizimin më të mirë të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, krijimin dhe avancimin e marrëdhënieve me partnerët social.
Kreu i AKB-së, tregoi edhe për aktivitetet ku janë prezentime të ndryshme nga institucionet dhe kompanitë pjesëmarrëse në këtë aktivitet. Pjesëmarrës në Berzë, ishin AKB-ja, MPMS-ja, Komuna e Prizrenit, Gjakovës, Ferizajt, Graçanicës dhe Prishtinës e bizneset regjionale dhe ato nga e gjith ëvendi.
Punëkërkuesit nga qendrat e punësimit regjional, punëkërkuesit nga të gjitha qendrat e punësimit në Kosovë, institucionet arsimore universitare etjera.
Agim Shahini, tregoi rreth përgatitjeve dhe realizimiti të projektit, të cilat kishin nisur nga 1 shkurti, ku ishin angazhuar dhjetra persona. Hulumtimi për të gjetur vende të lira pune nëpër kompanitë vendëse dhe ndërkombëtare ka zgjatur deri me 31 maj e kjo do vazhdon deri në fund të vitit.
Në hulumtim janë përfshirë 5 regjionet e Kosovës: Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, Prizreni, Gjakova, Peja e Mitrovica.
Në këto regjione janë përfshirë 20 komuna. Janë mbajtur 20 takime grupore në regjione të ndryshme ku kanë marrë pjesë 450 kompani, në kohëzgjatje mbi 95 ditë pune.
Janë kaluar mbi 15 000 kilometra. Për të vizituar 650 kompani në 20 komuna. 245 kontrata janë lidhur në mes punëdhënësve dhe AKB-së për të qenë pjesëmarrës në projekt. Janë nënshkruar memorandume të mirëkuptimit: me Komunën e Graçanices, për mbeshtetjen e punësimit.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesve, dhe eshe rekomandim për punëdhënësit, punëmarrësit dhe Qeverinë: që të aplikohet kontrata e punësimit. Qeveria e Kosovës, të aplikoj më shumë politika nxitëse për punësim të qëndrueshëm. Të ndan fonde të posaçëm për punësim gjatë realizmit të projektit.
Të lirohen bizneset nga kontributet pensionale për një kohë të caktuar së paku për një vit ( përvojat e mira nga Kroacia kanë treguar se shteti ka pasur sukses në ndarjen e fondeve dhe lirimin e biznesit për një kohë të caktuar në lirimin nga kontributet pensionale dhe kanë nxit punësim më të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm) Të aprovohen reforma në politikat fiskale dhe të jetë më atraktive për investitorë që të rritet punësimi.
Donatorët ti mbështet më fuqishëm institucionet që organizojnë projekte për zbutjen dhe rigjenerimin e punësimit në Kosovë.
Aktivitetet e Berzës nuk përfundojnë me të dhënat e lartecekura ngase një numër i madh i punëdhënësve akoma janë duke e bërë përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë aplikuar në ditën e mbajtjes së Berzës për Punësim dhe Trajnim në Punë, tha Agim Shahini.
Kryetari i AKB-së, tregoi se raporti është përgatitur në bashkëpunim dhe në monitorim me zyrat regjionale të punësimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Soaciale.
Nenad Rashiç, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përgëzoi për realizimin e sukseshëm të projektit Berza e Punësimit Kosova 2012 nga AKB-ja dhe kjo është një dëshmi e madhe.
Siç kam thënë edhe në fillim të realizimit të projektit targeti jonë është 500 vende pune dhe kjo u realizuar e cila ëhstë një sukses shumë i madhë, tha ministri Rashiq.
Sipas tij Kosova, rajoni dhe Evropa po kalojnë në një krizë shumë serioze në vitin 2012-2013 dhe çdo krijim I vendeve të reja të punës është sukses. Berza është e sukseshme sepse pararshikimet e punësimit janë arritur dhe jemi shumë të kënaqur, tha Nenad Rashiq.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, shtoi se janë katër vjet që po realizohet ky projekt dhe se tradita do të vazhdoi edhe në të ardhmën. Ao shtoi se pos punëismit komanive u ofrojnë edhe punonjës të kualifikuar çfarë u duhen kompanive.