17 Maj 2024

“Berza e Punësimit” hapi ofertën e punësimit në Prizren

Prizren, 17 maj - Projekti “Berza e Punësimit Kosova 2012” nisi në Prizren nën organizimin e Aleancës Kosovare të  Bizneseve dhe  e mbështetur  nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se ky është një projekt tradicional dhe ka për  qëllim rritjen e punësimit . “Berza e Punësimit”  është një mundësi e re  e shkëmbimit të informacioneve  në mes subjekteve të tregut të punësdhënësve- punëmarrësve, harmonizimin më të mirë të ofertës dhe kërkesës në tregun e punës, krijimin dhe avancimin e marrëdhënieve me partnerët. Duhet të krjohen  politika më të mira zhvillimore.

Agim Shahini, tregoi se ky projekt realizohet për herë të katërt  në shtetin tone dhe është bërë tradicional.  Motoja e saj është “Eja informohu, regjistrohu, trajnohu, eja punësohu”.

“Duhet të krijojmë vende të reja të punës dhe fushata “Berza e Punësimit”po ndikon në punësime. Ka vende më të pakta të punës, sesa ka të papunë dhe kërkesa për punësime, Edhe  përundër kësaj do të ketë rezultate të pritshme të punësimit”, tha Agim Shahini.

Kryetari I AKB-së, tha se ekonomia dhe bizneset kanë një tkurrje ekonomik, kjo sipas tij  si pasoj e krizës që ka prekur regjionin dhe jo nga politikat  qeveritare.

“Përpjekjet e bizneseve janë më shumë humane e patriotike për hapjen e vendeve të reja të punës. Regjistrohuni dhe  besojmë se shumë nga ju do  të punësohen. Shpresat janë që qytetarët të gjejnë vende pune, kur  dihet se vitin e kaluar në Prizren janë punësuar rreth 500 të papunë”, tha kryetari I Aleancës Kosovare të Bizneseve..

Ndërsa Behxhet Gagjiqi, këshiltar i MPMS-së, tha se nëpërmjet “Berzës së Punësimit” do të ndikoj në një shkallë të uljes së papunësisë në të gjitha regjionet.

“Prioritet mbetet punësimi i të rinjëve dhe po mundohen ministria që të ndikoljmë që të punësohen sa më shumë njerëz, e sidomos të atyre që janë të regjistruar si të papunë në zyrat e punësimit”, tha këshilltari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Soaciale.    

Ndërsa Ramadan Hasani, zëvendë ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se vetëm punëdhënësit janë zgjidhja e problemit të punësimit.

“Pa krijuar një mjedisë të përshtatshëm  për të bërë biznes nuk ka punësim,  sepse bizneset punësojnë të papunët . Iideja e AKB-së, është me rëndësi shumë të madhe dhe e cila pos që po ndikon në zhvillimin e biznesit po jep makismumin edhe në punësimin e qytetarëve apo zbutjen e papunësisë”, tha Ramadan Hasani.

Në aktivitetin “Berza e Punësimit” në Pirzren ishin rreth dyzetë kompani nga ky regjion e të cilat kanë prioritetet punësimin në sektorë të ndryshëëm  duke kontribuar në zbutjen e papunësisë.

Ndërsa zyrtarë nga organizatat joqeveritare kërkojnë donacione të mëdha nga qeveria, sikur ndohë në shtetet tjera dhe sipas tyre potë kishte mjete të mjaftueshme do të kishte edhe punësime  dhe zhvillim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)